Foto: Ilustrim
Që nga fillimi i vitit janë paraqitur 66 kallëzime penale për dyshime në falsifikim të diplomave, numër që tashmë ka tejkaluar rekordin e vitit të kaluar, kur ishin paraqitur 38 raste.
Gjatë vitit 2023, Ministria kishte dorëzuar 28 kallëzime, kryesisht për diploma të arsimit të mesëm dhe të lartë.
Zarija Paviqeviq nga organizata Alternativa e Malit të Zi thekson se diplomat e falsifikuara përbëjnë një nga format më të rrezikshme të rrënimit të vlerave shoqërore dhe besimit të qytetarëve në institucione.
Ai shton se pa vullnet të qartë politik dhe gjyqësor nuk mund të ketë zgjidhje të vërtetë.
Sipas tij, problemi është sistemik dhe prek shumë institucione publike, madje edhe mediat, ku ekzistojnë dyshime për punësime me diploma të dyshimta.
Sipas të dhënave të Alternativës, në sektorin publik mbi 25.000 të punësuar mund të kenë diploma të falsifikuara, ndërsa në Prokurorinë e Podgoricës janë formuar 70 raste të tilla.











