FORUMI I OKB-së PËR BIZNESIN DHE TË DREJTAT E NJERIUT

Forumi i OKB-së për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut mblodhi së bashku përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, qeverive, biznesit dhe shoqërisë civile të cilët folën për rëndësinë e të drejtave të njeriut në biznes.

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministër i Zhvillim Ekonomik i Malit të Zi Nik Gjeloshaj theksoi se të drejtat e njeriut janë liritë dhe të drejtat e lindura të çdo individi, pavarësisht kombësisë, moshës, gjinisë apo fesë, ndërkohë që, nga ana tjetër, aktivitetet e biznesit ndikojnë në jetën e miliona njerëzve në mbarë botën, duke shërbyer si shtytës të fuqishëm të zhvillimit të qëndrueshëm dhe progresit social dhe ekonomik.

„Megjithatë, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për ndikimin që mund të kenë këto aktivitete, veçanërisht në popullatën vulnerabël. Roli i kompanive në mbështetjen dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave është vendimtar dhe roli ynë si shoqëri në tërësi është t’i rikujtojmë që t’i respektojnë ato. Mbrojtja e çdo individi nga shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut është një detyrim themelor që ne si Qeveri e kemi dhe që duhet respektuar. Kjo nënkupton marrjen e masave parandaluese dhe korrigjuese që të drejtat e njeriut të mos shkelen, duke përdorur politika, ligje dhe procese vendimmarrëse efektive,“ tha ai.

SHARE