Organizata për mbrojtjen e të drejtave të autorit të muzikës të Malit të Zi – PAM MZ vazhdon të shënojë rezultate të jashtëzakonshme, duke konfirmuar statusin e saj si lider në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit. Në një periudhë relativisht të shkurtër kohore që nga themelimi i PAM MZ, Mali i Zi ka spikatur si shembull i një vendi ku e drejta e autorit respektohet dhe mbrohet në nivel të lartë, krah për krah me vendet që kanë traditë dekadash në këtë fushë.
Sipas Raportit të fundit Global mbi mbledhjen e honorareve për vitin 2023 të publikuar nga Konfederata Ndërkombëtare e Shoqatave të Autorëve dhe Kompozitorëve, Mali i Zi renditet i 6-ti në botë për sa i përket shumës së honorarëve kolektivë në raport me PBB-në. Ky sukses është rezultat i punës së përkushtuar të PAM MZ, e cila vepron si përfaqësuese e ushtrimit kolektiv të së drejtës së autorit në Mal të Zi.
PAM MZ si shtyllë e sigurisë financiare dhe afirmimir të autorit të muzikës nga Mali i Zi
PAM MZ është pozicionuar si një mbrojtës kryesor i të drejtës së autorit dhe një shtyllë e sigurisë financiare për autorët vendas të muzikës. Falë anëtarësimit në CISAC dhe bazave globale të të dhënave të autorëve dhe veprave, autorët malazezë njihen në mbarë botën, gjë që u mundëson atyre të jenë të disponueshëm në të gjitha tregjet përkatëse muzikore. Kjo jo vetëm që kontribuon në afirmimin e tyre, por gjithashtu u siguron atyre të ardhura të merituara që i motivojnë ata të vazhdojnë të krijojnë.
“Puna profesionale dhe transparente e PAM MZ u mundëson autorëve malazezë të marrin honorare sipas standardeve më të larta botërore, duke u siguruar stabilitetin financiar, motivimin dhe lirinë për punë krijuese. Përveç honorareve të rregullta, PAM Mali i Zi shpërndau më shumë se 100,000 euro në vitin e kaluar për të mbështetur projekte në fushën e kulturës që synojnë afirmimin e krijimtarisë muzikore vendase dhe zhvillimin e kulturës brenda komuniteteve pakicë. Gjithashtu u ndanë mjete për nevojat sociale të anëtarëve të Organizatës. Konkursi për këtë qëllim do të mbahet edhe këtë vit, me të cilin PAM Malit të Zi kontribuon shtesë në zhvillimin kulturor dhe ruajtjen e diversitetit brenda Malit të Zi. Ky sukses u arrit jo vetëm falë ekspertizës dhe përkushtimit të PAM MZ, por edhe përmes bashkëpunimit me autoritetet dhe institucionet në nivel shtetëror dhe lokal. Partneritete të tilla mundësojnë mbrojtjen e vazhdueshme të të drejtave të autorit dhe kontribuojnë në forcimin e identitetit kulturor malazez”, tha Vasilije Raiçeviq, drejtor i PAM MZ.
Këto suksese konfirmojnë se Mali i Zi me të drejtë mund të krenohet me punën e PAM MZ, e cila është bërë jo vetëm mbrojtëse e të drejtave të autorit, por edhe simbol i suksesit në skenën ndërkombëtare.
Rezultatet e arritura janë edhe pasojë e rritjes së numrit të përdoruesve të ligjshëm të veprave muzikore të autorit. Duke paguar honorare për organizatën kolektive, përdoruesit ofrojnë mbrojtje gjithëpërfshirëse kundër pretendimeve të mundshme të palëve të treta, ndërsa në të njëjtën kohë kontribuojnë në zhvillimin e industrisë kulturore dhe krijuese në Mal të Zi.
CISAC: Të ardhurat globale nga e drejta e autorit u rritën me 7.6 për qind në një rekord të ri prej 13.1 miliardë euro në 2023
Në nivel global, të ardhurat nga e drejta e autorit shënuan një rritje prej 7.6% në vitin 2023, duke arritur një rekord prej 13.1 miliardë euro. Kjo rritje është rezultat i një rritjeje të qëndrueshme të të ardhurave digjitale dhe e një rikuperimi të fortë të sektorit të koncerteve dhe transmetimeve publike, i cili është rikuperuar plotësisht nga pandemia vitin e kaluar.
Me rastin e Raportit Global për mbledhjen e honorarëve, Drejtori i Përgjithshëm i CISAC, z. Gadi Oron, theksoi: “Shifrat e këtij viti të honorareve të mbledhura nga anëtarët e CISAC në vitin 2023 paraqesin një pamje pozitive të një sektori të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe premtues në mbarë botën. Në përgjithësi, honoraret e mbledhura arritën një nivel të ri historik prej 13.1 miliardë euro. Kjo në vetvete është një arritje e madhe dhe tregon fuqinë e sistemit të menaxhimit kolektiv”.
Nëpërmjet punës së PAM Montenegro, Mali i Zi po ndjek me sukses këtë trend global, duke u renditur i 6-ti në botë për nga shuma e honorareve kolektive në raport me PBB-në. Ky sukses e rendit Malin e Zi ndër vendet lider në botë në mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe përfaqëson një kontribut të rëndësishëm për komunitetin global për ushtrimin kolektiv të të drejtave.