Ministria e Zhvillimit Ekonomik vazhdon punën e përkushtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj.
Në njoftimin e atij dikasteri të dërguar për media, thuhet se Qeveria e Malit të Zi në seancën e 55-të ka miratuar Informacion mbi krijimin e një pike të vetme kontakti.
“Pas punës kyçe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në kapitujt e negociatave 7, 10 dhe 20, unë dhe ekipi im dhamë një kontribut shtesë në lidhje me kapitullin 3 – E drejta për të themeluar kompani dhe liria për të ofruar shërbime”, tha zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.
Ndaj, siç tha ai, në përputhje me detyrimet që dalin nga kapitulli 3 i negociatave në lidhje me lirinë e ofrimit të shërbimeve, u krijua një pikë e vetme kontakti dhe portali Pika e vetme e kontaktit për shërbimet është plotësisht funksional nga data 25 qershor 2024 (www.psc.gov.me ).
“Qëllimi i këtij portali është të lehtësojë fillimin e biznesit dhe aksesin në tregun e shërbimeve në Mal të Zi. Kjo kontribuon në krijimin e një mjedisi biznesi më transparent dhe konkurrues”, theksoi Gjeloshaj.