NGA MESNATA, TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE DO TË JENË MË TË LIRA

Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga një deri në tre cent nga mesnata, njoftoi Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit.

Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për tre dhe dy cent dhe për dy javët e ardhshme do të kushtojnë 1,43 euro dhe 1,47 euro.

Çmimi i Eurodizelit do të jetë dy cent më i ulët dhe në 15 ditët e ardhshme dhe do të kushtojë 1.32 euro.

Nafta për ngrohje do të jetë më e lirë për një cent, dhe do të kushtojë 1.3 euro.

Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 22 tetor, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën me tre deri në pesë cent.

Në përputhje me përcaktimet e Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 18 nëntor dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga 19 nëntori.

SHARE