Zëvëndëskryeministri i Malit të Zi për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, do të marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt në Prishtinë.
„Mali i Zi e ka njohur pavarësinë dhe vazhdon të ketë bashkëpunim shtetëror me Kosovën. Ftesa për pjesëmarrje në këtë solemnitet është dërguar nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryparlamentari Konjufca. Kjo konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis dy shteteve,“ thekson Gjeloshaj.
Ai më tej shton se në emër të Qeverisë së Malit të Zi do të uroj 16 vjetorin e pavarësisë drejtuesëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.