MALI I ZI KA MBËSHTETJEN E PLOTË TË PARLAMENTIT EVROPIAN

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, gjatë bisedës me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq, shprehu mendimin se Mali i Zi ka mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian.

Mandiq u takua me McAllister në Bruksel gjatë vizitës së tij zyrtare në Parlamentin Evropian. Siç njoftoi Kuvendi i Malit të Zi, gjatë bisedës Mandiq shprehu synimin e Parlamentit dhe Qeverisë së Malit të Zi për t’i ofruar vendit stabilitet, paqe dhe zhvillim ekonomik dinamik, duke shtuar se mbështetja e Brukselit në politikën e jashtme është thelbësore në synimin tonë.

“Mandiq shprehu besimin e tij se shpejt do të fillojmë të përmbushim kriteret përfundimtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për kapitujt 23 dhe 24, Kuvendi do të bëjë pjesën e tij në kohën më të shkurtër të mundshme, dhe shtoi se përparësia jonë e madhe është se kemi marrëdhënie të mira mes komuniteteve të ndryshme, gjë që ndikon shumë pozitivisht tek përfaqësuesit e popullit, të cilët mund t’i përkushtohen plotësisht detyrimeve të agjendës evropiane”, thuhet në njoftim.

McAllister shprehu qëndrimin se Mali i Zi ka mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian, “duke deklaruar se vendi ynë i ka hapur të gjithë kapitujt dhe me këtë rast ka mirëpritur emërimet në gjyqësor dhe rolin e Parlamentit të Malit të Zi”.

“McAllister shtoi se nëse në zgjedhjet e ardhshme zgjidhet deputet dhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, do të bëjë një vizitë zyrtare në Mal të Zi, duke treguar në atë akt dëshirën që Mali i Zi të bëhet anëtar i plotë i BE-së”, përfundon njoftimi.

SHARE