Një zjarr i madh shpërtheu gjatë natës në një godinë banimi në veriperëndim të Moskës, është vënë më në fund nën kontroll pas evakuimit të rreth 400 personave – thanë autoritetet ruse.
Edhe mëngjesin e të premtes, autoritetet nuk e bënë ende publik shkakun e zjarrit dhe thanë se nuk kishin informacione për viktima të mundshme. Zjarri u regjistrua në një ndërtesë afër stacionit të metrosë “Aeroport” në veriperëndim të qytetit, sipas degës së shërbimeve lokale në ministrinë e situatave emergjente.
“Zjarri është vënë nën kontroll”, thuhej në deklaratë pa ofruar më shumë detaje.
Sipas një gazetari të AFP-së në vendngjarje, catia e ndërtesës ishte përfshirë nga flakët dhe ishte shembur pjesërisht, ndërkohë që edhe qielli dukej sikur po digjej.
Rreth 20 automjete zjarrfikësish dhe disa makina policie ishin në vendngjarje.
Ministria e emergjencave më herët tha në Telegram se 4 mijë metra katrorë ishin përfshirë nga flakët dhe më shumë se 130 specialistë ishin dërguar në vendngjarje, bashkë me dy helikopterë që lëshuan 15 tonë ujë nga lart.
Një banore në vendngjarje i tha AFP-së se ajo ishte zgjuar nga zjarrfikësit që i kishin kërkuar të largohej menjëherë. 83 vjecarja tha se ajo kishte marrë me shpejtësi macen e saj dhe pasaportën dhe kishte dalë nga ndërtesa bashkë me fqinjët e saj.
“Zjarrfikësit kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shuar flakët”, tha në telegram kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobianin.
“Banorët e evakuuar po marrin të gjithë ndihmën e nevojshme”, shtoi ai.
Godina ishte ndërtuar në vitet 1950 dhe pasardhësit e shumë shkrimtarëve dhe pjesëtarëve të inteligjencës ruse, banojnë atje.