100 UKRAINAS KTHEHEN NË SHTËPI / MOSKA DHE KIEVI SHKËMBEJNË SËRISH TË BURGOSURIT

Ukraina dhe Rusia thanë se kishin këmbyer nga 100 të burgosur lufte secila, në shkëmbimin më të fundit mes palëve ndërluftuese, që kur moska akuzoi Kievin për rrëzimin e një avioni që mbante ushtarë ukrainas të kapur nga forcat e Putinit, që do të shkëmbeheshin me robër rusë. Moska dhe Kievi kanë premtuar se do të vazhdojnë me shkëmbimin e të burgosurve, ndërkohë që pushtimi rus po përgatitet të hyjë në vitin e tretë të tij.

“100 ukrainas të tjerë janë kthyer në shtëpitë e tyre”, tha presidenti Volodimir Zelenski në mediat sociale.

“Të gjithë ata janë tanët, të gjithë janë kthyer në vendlindjen e tyre”, tha zelenski duke postuar fotot e burrave të mbështjellë me flamuj ukrainas.

Zelenski tha se pjesa më e madhe e tyre kishin mbrojtur qytetin port të Mariupolit, që Rusia e mori nën kontroll pas një beteje të ashpër në 2022.

“Ne po punojmë për secilin prej të burgosurve të luftës dhe nuk do të ndalemi deri sa ti kthejmë ata në shtëpi”, tha Zelenski.

Shkëmbimi, që ishte njoftuar më herët nga Rusia, vjen në mesin e një rifreskimi të madh të ushtrisë në Kiev.

“Më 8 shkurt, si rezultat i negociatave, 100 ushtarë rusë që ishin të burgosur lufte, u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë.

Ajo sqaronte se të gjithë ata ishin sjellë në Moskë për rehabilitim në qendra mjekësore ushtarake. Arabia Saudite duket se ka qenë ndërmjetëse në këtë shkëmbim të ri të burgosurish.

SHARE