Në ditën e fundit të vizitës së tij të punës në Francë, kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq u takua me kryetarët e Komisioneve për Çështje Evropiane të Senatit dhe Asamblesë Kombëtare.
Spajiq sot bisedoi edhe me një përfaqësues të Vansi, një nga kompanitë kryesore franceze në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, e cila zotëron aeroporte të shumta në 12 vende në Evropë, Azi dhe Amerikë.
Kryeministri Spajiq tha se është përpara një periudhë e lulëzimit të bashkëpunimit ekonomik mes Malit të Zi dhe Francës, ku katër shtyllat e bashkëpunimit janë kyçe: mbrojtja, shëndetësia, ekologjia dhe infrastruktura, si dhe një dokument strategjik ombrellë për të cilin u ra dakord në takimin me presidentin e Francës Emmanuel Macron.
“Mendoj se ishte një vizitë më shumë se e suksesshme, morëm një premtim nga presidenti Macron se ai do të vizitoj Malin e Zi në 20-vjetorin e ripërtëritjes së pavarësisë së vendit tonë në vitin 2026. Më pas do të mbajmë samitin e komunitetit politik evropian në Mal të Zi dhe shpresoj që, meqë kanë mbetur dy vite deri atëherë, do të kemi përfitime dhe rezultate konkrete nga këto katër marrëveshje dhe një marrëveshje ombrellë e bashkëpunimit strategjik mes Francës dhe Malit të Zi. Ne kemi rënë dakord për të gjitha hapat që duhet të ndërmerren në ato dy vite, kështu që mendoj se në këto dy vite do të kemi bashkëpunim më të begatë, në radhë të parë ekonomik mes Francës dhe Malit të Zi”, tha Spajiq.