BLLOKOHEN FLUTURIMET NË GJERMANI, KOMPANIA LUFTHANSA NIS GREVËN: MOS SHKONI NË AEROPORTE

Që prej orës 4 të mëngjesit të sotëm, stafi tokësor i disa kompanive të Lufthansa-s nisi grevën e paralajmëruar, që do të paralizojë një pjesë të fluturimeve në Gjermani.

Më rëndë preken ato që konsiderohen si qendrat më të mëdha sa i takon vëllimit të pasagjerëve, Frankfurti dhe Mynihu, por cenohen gjithashtu edhe Hamburgu, Berlini dhe Dyseldorfi.

Nga 80 dhe 90% të rreth 1000 fluturimeve të planifikuara për ditën e sotme nuk do të kryhen. Lufthansa bëri të ditur që pasagjerët të mos shkojnë në aeroporte për të riprenotuar fluturimet, pasi sportelet e riprenotimit janë pa personel. Sipas kompanisë, më shumë se 100.000 pasagjerë do të duhet të riplanifikojnë fluturimet e tyre dhe shumica e linjave drejt dhe nga Frankfurti dhe Mynihu do të anulohen.

Biletat e fluturimeve të brendshme gjermane është e mundur të konvertohen në kupona për udhëtim me tren. Fluturimet me bijat e Lufthansas e linjat ajrore të jashtme nuk pritet të preken gjerësisht. Linja Euroëings, p.sh., bijë e Lufthansas, planifikon fluturime të plota. Greva vjen mes negociatave të pagave të Grupit Lufthansa për rreth 25.000 punonjës në tokë në Deutsche Lufthansa, Lufthansa Technik dhe Lufthansa Cargo.

Sindikata Verdi kërkon një rritje 12.5% ​​të pagave për punonjësit, ose të paktën 500 euro më shumë në muaj, për një periudhë 12-mujore. Sindikata kërkon gjithashtu një pagesë të përgjithshme prej 3000 € për të kompensuar efektet e inflacionit.

SHARE