Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ka uruar 6 shkurtin – Ditën Ndërkombëtare të Internetit më të Sigurt.
“Sot festojmë Ditën e Internetit më të Sigurt dhe dërgojmë mesazh për rëndësinë e bashkimit në krijimin e një ambienti më të mirë digjital, para së gjithash për fëmijët dhe të rinjtë tanë”, tha Dukaj.
Ai theksoi se vetëm përmes përdorimit të përgjegjshëm të hapësirës online, me aplikimin e masave dhe mjeteve të sigurisë dhe përmes fuqizimit të vazhdueshëm të pjesëmarrësve më të rinj për të shfrytëzuar avantazhet e epokës digjitale me kujdes, të vetëdijshëm për kërcënimet dhe rreziqet e mundshme, mund të kontribuojmë në një internet më të sigurt.
“Prandaj Ministria e Administratës Publike, së bashku me departamentet tjera kompetente, aleatët dhe partnerët, mbetet e përkushtuar në misionin e ndërgjegjësimit dhe edukimit për përdorimin e sigurt të internetit dhe teknologjive mobile”, tha Dukaj.