Në orët e para të mëngjesit, një aeroplan i „Air Montenegro“ nga Tel Avivi kreu me sukses një fluturim evakuimi – 101 pasagjerë nga Mali i Zi dhe tetë vende të tjera u ulën në Podgoricë.
Ministria e Punëve të Jashtme malazeze njoftoi në rrjetin social X se “101 pasagjerë mbërritën në Podgoricë nga Izraeli, nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia, Serbia dhe Suedia”.
Pas përcaktimit të listës së shtetasve malazezë që aplikuan për kthim, lista e pasagjerëve u zgjerua duke përfshirë edhe udhëtarë që prisnin evakuimin nga disa vende të tjera dhe në komunikim me autoritetet e atyre vendeve.
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme, për gjashtë shtetas malazezë që ndodhen në qytetin Eilat, në jug të Izraelit, dhe të cilët për arsye sigurie nuk kanë mundur të udhëtojnë në Tel Aviv dhe të jenë në këtë fluturim,
Ministria i ka lejuar kalimin e kufirit me Jordaninë dhe të transferohen në aeroportin më të afërt atje.