RAMA: “24 TË VDEKUR, 657 TË PLAGOSUR, 45 JETË TË SHPËTUARA NGA RRËNOJAT”

Një ditë pas tërmetit të fuqishem që goditi qytetet  kryesore të Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama adresoi situatën në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave në Shqipëri.

Kryeministri foli për bilancin e deri tanishëm ku raportohen:

24 të vdekur

657 të plagosur

45  të shpëtuar nga rrënojat e tërmetit

Ndër të tjera kryeministri shpalli Gjendjen e Jashtëzakonshme e Emergjencës Natyrore në perimetrin Tiranë dhe Durrës.

Rama gjithashtu tha se sot me datë 27.11. hyn në fuqi plani operacional i akomodimit të përkohshëm për familjet e mbetura pa strehë, në infrastrukturën e hotelerisë në vijën bregdetare Tiranë-Durrës.

SHARE