Kremi Kundër Diellit – Cilët Janë Përbërësit e Dëmshmëm dhe Çfarë Duhet të Keni Kujdes

Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur ndaj diellit është një nga faktorët kryesorë të plakjes së parakohshme dhe dëmtimeve të forta të lëkurës.

Aplikimi i solucioneve të duhura kundër diellit është hapi i duhur për të mbrojtur lëkurën.

Megjithatë, një proces i tillë kërkon kujdes, sepse gabimet në aplikimin e këtij sistemi mbrojtës mund të bëjnë më shumë dëm.

Ajo që duhet të dimë është se dielli e ndihmon organizmin të prodhojë vitaminën D3, që është thelbësore për sistemin imunitar, humorin dhe luftën kundër qelizave të dëmshme.

Rrjedhimisht ekspozimi në diell duhet të jetë i ekuilibruar dhe i sigurtë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për gabimet që mund të jeni duke bërë në dëm të lëkurës.

Mbrojtje Natyrale Apo Toksike?

Tregu është i stërmbushur me solucione kundër rrezeve ultravjollcë të diellit.

Shumica prej tyre ofrojnë një kokteil toksik substancash kimike që e dëmtojnë lëkurën.

Sipas ekspertëve të fushës, mbi 75% e të gjithë kremërave të shitur në tregun global përmbajnë toksina.

Substancat toksike në kremërat kundër diellit, të cilat mund t’i verifikoni edhe në solucionin tuaj janë në këtë listë:

  • Paraben
  • Acid Para amino benzoic
  • Octyl salicyclate
  • Cinoxate
  • Phenylbenzimidazole
  • Homosalate
  • Menthyl anthranilate
  • Octocrylene
  • Oxybenzone
  • Methoxycinnamate
  • Dioxybenzone

AgroWeb.org rekomandon aplikimin e produkteve natyrale ose me bazë mineralesh të cilat nuk shkaktojnë dëme dhe as alergji.

Solucionet Spërkatëse Kundër Diellit

Këto solucione mbartin rreziqe të fshehura.

Sipas ekspertëve, përbërësit e këtyre spërkatësve janë dëmtues për shëndetin nëse kalojnë në rrugët e frymëmarrjes.

Koha E Aplikimit Të Kremit

Kremi kundër diellit duhet vendosur në lëkurë përpara se të dilni nga shtëpia.

Shumë njerëz presin deri sa të shkojnë në pishinë ose në plazh që të vendosin kremin mbrojtës dhe e bëjnë atë gjithnjë në nxitim e sipër.

Aplikimi I Kremit Vetëm Gjatë Qëndrimit Jashtë

Rrezet e diellit prekin lëkurën edhe kur njeriu është në timon ose i ulur pranë një dritareje.

Rrjedhimisht, kremi kundër diellit duhet aplikuar çdo ditë rregullisht.

Kujdes me Buzët

Shumë njerëz shpenzojnë kohë, para dhe energji për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë të trupit nga dielli dhe harrojnë buzët.

Edhe ato kanë nevojë për mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit.

Nuk Duhen Mbajtur Shpresat Vetëm Tek Kremi

Kremërat nuk janë të vetmit që ofrojnë një mburojë të konsiderueshme ndaj rrezeve ultravjollcë.

Sigurohuni që të mbani kapele.

Gjatë orëve më të nxehta të ditës, qëndroni në hije.

Ushqehuni me produkte që rrisin rezistencën e trupit ndaj rrezeve ultravjollcë.

Këto ushqime janë barishtet, boronicat, çaji i bardhë, rrushi i kuq, salmoni, bajamet, shpargu, farat e kungullit, specat dhe karrotat.

Dielli është një mik i shëndetit dhe humorit, por gjatë ditëve të nxehta të verës duhet të mbrohemi  mirë ndaj tij që mos të kthehet në armik.

SHARE