Kohët moderne kanë ndryshuar mënyrën se si zgjedhim përbërësit e gatimit dhe ushqimet.
Sot, është e zakonshme që përbërësit e vjetër të gatimit të zëvendësohen më të rinjtë që janë të parapërgatitur, kështuqë mund që kursejnë kohë.
Edhe pse disa përbërës mund të duken se i përkasin modës së vjetër ose janë të mërzitshëm, vetëm sepse janë të vjetër, kjo nuk do të thotë se nuk janë të denjë për gatimet tuaja.
Në fakt, ka një sërë përbërësish të nënvlerësuar që përbëjnë recetat klasike të gjysheve, të cilat duhet t’i keni në listën e blerjeve javore për përdorimet e tyre në kuzhinë dhe për përfitimet e mundshme shëndetësore. Më poshtë AgroWeb.org risjell në vëmëndje disa përej tyre.
Pjeshkët e konservuara
Pjeshkët e konservuara, por edhe ananasi, janë një mënyrë e lehtë dhe e shijshme që njerëzit të shtojnë më shumë fruta në vaktet e tyre të përditshme. Edhe pse këto fruta t vijnë në një kanaçe, nuk i bën ato më pak se ushqyese se frutat e freskëta. Ananasi dhe pjeshkët e konservuara janë një mënyrë e shkëlqyer për t’i shijuar këto fruta edhe jashtë sezonit, por edhe për të kënaqur nepsin për të ëmbla. Ato gjithashtu mund të përdoren në një shumëllojshmëri recetash, si për të ëmbëlsuar tërshërën (duke përdorur lëngun dhe frutat), të shtohen në kifle, ëmbëlsira dhe petulla, e madje mund të përdoren edhe në pije.
Rrënja e selinosë
Rrënja e selinos është një perime me shumë veti të mira. E pasur në fibra të cilat mund të ndihmojnë shëndetin e sistemit tretës. Vetë selinoja është një përbërës i shijshëm për supën dhe gjellën.Ndërsa rrënja mund të bëhet pure dhe është një bazë e mirë për një sërë pjatash me patate.
Kanella
Kanalla zakonisht përdoret për ëmbëlsira, por historikisht është përdorur për të parandaluar prishjen e ushqimit dhe madje edhe për të shtuar edhe më tepër shije në receta të shumta. Ju mund ta përdorni atë për të gjallëruar pjatat e shijshme me thjerrëza, ose atë me mish, ta spërkasni në supë dhe perimet e pjekura të dimrit si kungulli apo patatet e ëmbla.
Fasulet
Fasulja konsiderohet një ushqim që promovon jetëgjatësinë për shkak të fibrave dhe fitonutrientëve të saj. Por sot shumë njerëz i shmangin, sepse mendojnë se shumë të vështira për t’u tretur. E nëse kërkoni shëndet të plotë, ju duhet t’i shijoni rregullisht fasulet, qofshin ato në të gjitha mënyrat që mund të përgatiten. /AgroWeb.org