Mjaltë me Arra, Sekreti Unik i Mirëqenies

Mjalti me arra janë dy ushqime që jo vetëm plotësojnë por edhe përmirësojnë vlerat e njëri tjetrit.

Ky kombinim nuk kërkon një lloj specifik mjalti, për sa kohë të jetë cilësor, megjithëse mjalti i gështenjës ofron nivelin më të lartë të antioksidantëve.

Kombinimi i arrave me mjaltin ka vlera të mrekullueshme, të cilat AgroWeb.org do t’i prezantojë në artikullin e mëposhtëm.

Ul tensionin e gjakut

Rekomandohet që të përdorni 100 gramë arra dhe 100 gramë mjaltë çdo ditë për 45 ditë me rradhë. Sigurohuni që keni furnizim të bollshëm të këtyre dy produkteve dhe mbani mend që arrat kanë një efekt laksativ.

Ndihmon me aneminë dhe gjakun

Përzieni 500 gramë mjaltë me 500 gramë arra të grira dhe lëngun e një limoni. Sipas preferencës mund të shtoni deri në 3 limonë. Vendoseni masën në një enë qelqi. Merrni nga një lugë gjelle tre herë në ditë, gjysmë ore përpara çdo vakti.

Mjalti me arrat i japin forcën e duhur imunitetit

Mund të merrni sasi të barabarta të mjaltit dhe arrave dhe t’i përzieni së bashku. Shtoni copa limoni ose thjesht lëng limoni.

Në këtë recetë zakonisht përdoren arra të njoma, por në vende të ndryshme përdoren edhe arrat e pjekura. Piqini arrat në furrë në një temperaturë prej 150º C për disa minuta.

Shija e tyre do të shumëfishohet dhe nuk do t’ju pritet të konsumoni më shumë.

Mjalti me arra bën mrekulli për gjallërinë tuaj fizike dhe shpirtërore

Në shumë vende kjo përzierje magjike përdoret për dhënie energjie për aktivitet fizik dhe si afrodiziak.

Në disa krahina të vendit, mjalti me arra kombinohet me kosin e ftohtë, sidomos atë të zënë në kushtet e shtëpisë dhe përbën një ëmbëlsirë natyrale të pazëvendësueshme nga asnjë tjetër.

Stimulon prodhimin e testosteronit tek meshkujt dhe estrogjenit tek femrat

Mjalti me arra përmirëson energjinë, qarkullimin e gjakut dhe forcën gjatë aktiviteteve fizike.

Arrat me mjaltin janë një kurë fantastike që mund të zëvëndësojë përdorimin e mjekimeve farmaceutike.

Ky kombinim i jep organizmit, vitaminat, mineralet, proteinën, yndyrnat dhe karbohidratet e nevojshme.

Mjalti me arra lehtëson dhimbjen e kokës

Ky kombinim shëron dhimbjet e kokës, ndaj në vend që të merrni ilaçe, konsumoni një deri në dy lugë gjelle me mjaltë dhe arra në ditë.

Kjo recetë do t’ju vijë në ndihmë edhe nëse vuani nga pagjumësia apo probleme si ulçera në stomak.

Merrni 20 gramë arra të grira dhe hidhini në ujë të valuar. Kullojini dhe do të përfitoni një lëng të ngjashëm me qumështin.

Shtoni dy lugë me mjaltë dhe pini dy deri në tre lugë gjelle çdo gjysmë ore përpara çdo vakti.

SHARE