Përfitimet e Të Ushtruarit Në Natyrë – Çfarë Tregon Studimi I Ri

Nëse doni qartësi mendore dhe motivim, të ushtruarit në natyrë është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.

Një studim i ri, të cilit AgroWeb.org i referohet, thotë se efektet neurologjike të aktivitetit fizik në natyrë përfshijnë memorie më të mirë dhe përqendrim më të lartë.

Hulumtimi zbuloi se studentët e një univeristeti, patën performancë më të mirë pas studimit në natyrë sesa në ambientët e brendshme.

Studiuesit u shprehën se natyra i qetëson njerëzit, dhe mund të qetësojë bisedat shpërqendruese që bluhen në mendje.

Për më tepër, ecja dhe ushtrimet e tjera të kryera në natyrë çojnë më shumë gjak dhe oksigjen në tru. Të ushtruarit në ambiente të hapura është diçka e mirë si për trupin dhe trurin.

Sipas studimit, vetëm pesëmbëdhjetë minuta ushtrime në natyrë, janë të mjaftueshme për shëndetin mendor. Sigurisht që edhe kohëzgjatja e stërvitjes ka rëndësi, por ndryshimin e humorit tuaj do ta vëreni brenda 15 minutash.

Njerëzit që morën pjesë në studim raportuan se ndiheshin më të qetë pasi ecnin ose vraponin butësisht për rreth 15 minuta nëpër parqe ose hapësira të ngjashme.

Të jesh në një park ose në ndonjë mjedis tjetër natyror, e të mos ecësh nëpër një lagje në qendër të qytetit ose në një zonë tjetër të ndërtuar pa shumë pemë ose shumë hapësirë të gjelbër, duket se jep përfitime të shumta për shëndetin tuaj fizik edhe për atë mendor. /AgroWeb.org

SHARE