Parlamenti është vendi që mbledh të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve, qofshin ata nga pozita apo opozita dhe procesi i integrimit në Bashkimin Evropian duhet të jetë faktor i kohezionit për të gjitha partitë politike, nëse ata sinqerisht angazhohen sinqerisht për anëtarësim të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, tha Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor pas takimit me Kryetarin e Parlamentit të MZ, Ivan Brajoviq. Në takim bashkërisht u konstatua se dialogu politik është dëshmi e marrëdhënieve tradicionale miqësore midis dy vendeve, të cilat janë zgjeruar më tej nga partneriteti në Aleancën e NATO-s. U konstatua se marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve duhet të vendosen me qëllim të bashkëpunimit më intensiv ekonomik. Siç kumtohet nga kabineti, Brajoviq, ai falënderoi Pahor për mbështetjen e fortë të Sllovenisë në procesin negociator të integrimit evropian të Malit të Zi, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me vendet që më së miri i kuptojnë mundësitë në Ballkanin Perëndimor. Kreu i parlamentit malazez shprehu bindjen se Mali i Zi do të ketë mbështetjen e përfaqësuesve sllovenë gjatë mandatit të ardhshëm në Parlamentin Evropian.