Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka bërë të ditur se ka filluar rikonstruksioni i rrugës Mateshevë – Kollashin dhe se ajo do të jetë gati për sezonin turistik.
“Ka filluar rikonstruksioni i rrugës Mateshevë – Kollashin, një nga rrugët më të rëndësishme dhe më të ngarkuara në vend. Plani është që të jemi gati për sezonin turistik dimëror dhe të lidhim autostradën dhe Kollashin në mënyrë cilësore”, ka shkruar Abazoviq në Telegram.