MARKOVIQ: MALI I ZI MË I SIGURT SE KURRË

Kryeministri malazez Dushko Markoviq, shprehu kënaqësinë e tij me rezultatet e ushtrimit të “dimrit 2019, i cili u realizua sot nga pjesëtarët e Ushtrisë  së Malit të Zi, Drejtorisë së Policisë, Kryqit të Kuq dhe Shërbimit të Shpëtimit Malor në Bjelasicë.

“Duke parë stërvitjen dhe aftësinë e njerëzve që morën pjesë në të, unë ndjeva krenarinë dhe kënaqësinë që Mali i Zi ka një ushtri, policinë dhe shërbime mbrojtëse të tilla të aftë për t’iu përgjigjur sfidave më të mëdha”, tha kryeministri malazez.

Kryeministri i Malit të Zi,  tha se ndan ndjenjën se Mali i Zi është më i sigurt se kurrë,se ka sistemin e vet të sigurisë që është në gjendje t’i përgjigjet nevojave të mbrojtjes dhe të sigurisë.

SHARE