Një truk që do t’ju ndihmojë të zgjeroni këpucët e ngushta

Në 10 minuta do të jenë sikur i keni mbathur gjithë jetën

Takat e larta i pëlqejnë çdo zonje, pasi ato u japin një notë të veçantë kombinimeve të veshjeve dhe i bëjnë ato më femërore dhe më elegante.

Megjithatë, ndodh shpesh, sidomos kur mbathen këpucë të reja, t’ju shfaqen kallo në shputa dhe nuk mund të qëndroni gjatë në to.

Për t’i shmangur ato situata të dhimbshme dhe për të shkëlqyer kudo që të shfaqeni – përdorni trukun e mëposhtëm, transmeton Telegrafi.

Çfarë ju nevojitet?

1. Një palë çorape të trasha ose disa palë më të holla
2. Tharësja e flokëve

Procedura:

Mbathni çorape dhe më pas këpucët dhe ngrohni me tharëse flokësh pjesën që ju ka shkaktuar kallo. Në të njëjtën kohë, shtrini shputat e këmbëve në mënyrë që pjesa e ngushtë të zgjerohet nën presionin e ajrit të ngrohtë.

Mos i hiqni këpucët derisa të ftohen. Më pas provoni këpucën pa çorape, nëse ende ju krijon kallo, përsërisni procesin.

Kur ta përfundoni, lyeni këpucët prej lëkure me kremin e duhur. /Telegrafi/

SHARE