Si të përdorni vajrat esencial për gjumë më të mirë?

Kemi shkruajtur disa herë se ka disa vajra esencialë që mund t’ju ndihmojnë shumë për të trajtuar simptomat e pagjumësisë, që tani janë shumë të shpeshta tek njerëzit.

Vajrat esencialë si: livandoja, portokalli, limoni e geraniumi mund të lehtësojnë të rënit në gjumë dhe ju ndihmojnë të bëni gjumë cilësor.

Ju sjellë disa mënyra për të shijuar përfitimet e vajrave esenciale nëpërmjet inhalimit.closevolume_off

-Vendos disa pika në një top pambuku, dhe vendoseni në jastëk.

-Blini një mbushës aromatikë. Shtoni pika të vajrave tuaja të preferuara dhe mbushni dhomën tuaj me këto aromat e mrekullueshme.

-Vendosni disa pika të vajit tuaj të zgjedhur në duart tuaja dhe lyeni duart mirë me ta dhe nuhatni këtë aromë.

-Holloni me ujë disa pika dhe lyeni pjesën prapa veshëve tuaj ose në bazën e fytit tuaj.

-Shtoni disa pika në lavanderi.

-Shto pika të vajit esencial në banjën tuaj për një efekt të këndshëm, zbutës, aromaterapeutik.

Vajrat esenciale mund të jenë efektive kur absorbohen përmes lëkurës.

Natyrisht, kini kujdes që mos të njollosni rrobat ose materialet delikate. Mos e përdorni kurrë afër zonave të ndjeshme (sytë, hundët, organet gjenitale) dhe provoni reagimet në një pjesë të lëkurës para aplikimit të plotë.

Duhet rreth 20 minuta që vajrat të absorbohen plotësisht.

-Fërkoni vajin tuaj të zgjedhur në fund të këmbëve para gjumit.

-Disa vajra esenciale janë konsideruar të sigurta për konsum. Por, për këtë duhet konsultuar mjekun tuaj ose një aromaterapist.

SHARE