Liderët e Demokracisë së re Sërbe dhe Partisë Demokratike Popullore ,Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, filluan iniciativën te presidentët e Serbisë dhe Republika Serbe, Alleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik, për hapjen e kufijve midis Malit të Zi, Serbisë dhe Republikës Serbe.
“Do të ishte një supozim i rëndësishëm për unionin e tregtisë që në periudhën e ardhshme të recesionit të pritur global mund të jetë një recetë për trajtimin e sfidave socio-ekonomike në mënyrën e duhur”, thuhet në deklaratë të Fronti Demokratik.
Mandiq dhe Knezheviq, në takimin e sotëm me liderët shtetëror dhe politik të popullit serb në rajon, e njoftuan Vuçiqin me situatën aktuale shoqërore dhe politike, “veçanërisht duke iu referuar persekutimit institucional të popullit serb në Mal të Zi, i cili do të përjetojë kulmin e tyre përpara regjistrimit të popullsisë në vitin 2021”.
Mandiq dhe Knezheviq, konstatuan se Serbia ka qenë gjithmonë motor lëvizës në Ballkan dhe vunë në dukje prirjet e rrezikshme në rajon.