SENATORËT AMERIKANË KËRKOJNË QË KOSOVA DHE SERBIA TË PAJTOHEN PËR PLANIN E ZBATIMIT TË MARRËVESHJES

Në një deklaratë të përbashkët, senatorët amerikanë të Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, kërkuan nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të pajtohen për planin e zbatimit të Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit mes dy vendeve.

Senatorët theksuan gjithashtu implikimet e rëndësishme të marrëveshjes për Ballkanin Perëndimor, ku “ndikimi rus kërkon të minojë unitetin transatlantik“. “Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit kanë implikime të rëndësishme për rajonin e Ballkanin Perëndimor, ku ne e dimë se [presidenti rus, Vladimir] Putini po kërkon të minojë unitetin transatlantik dhe të zgjerojë ndikimin rus”, thuhet në deklaratë.

SHARE