JOKOVIQ: OPOZITA TË BASHKOHET KUNDËR PDS, KUSH REFUZON DO TË JAP PËRGJEGJËSI

Partia Popullore Socialist, është e gatshme për veprimet e përbashkëta të opozitës për të rrëzuar regjimin, deklaroi për portalin “CDM”, lideri i kësaj parti Vladimir Jokoviq.

Fronti Demokratik i ka propozuar opozitës që me veprim të përbashkët joinstitucional, i cili nënkupton protesta të përgjithshme qytetare, të detyroi Qeverinë e Dushko Markoviq të japë dorëheqje, me qëllim që pastaj të krijohen kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të lira.

Nga Fronti Demokratik, kumtuan se ata janë të hapur për çdo ide dhe propozim nga kolegët e opozitës për mënyrën e bashkëveprimit, me qëllim të arritjes së qëllimit të përbashkët.

Lidhur me këtë PSP, mbështet këtë ide dhe propozon krijimin e një strategjie për veprim të përbashkët.

“Në një mbledhje të përbashkët, të sillet vendim se çka dhe si të bëhet. Megjithatë, duhet të theksohet se disa parti të opozitës e refuzuan këtë nismë. Çështja është nëse ka kuptim, atëherë të bëhet e gjithë kjo.  Është e nevojshme të pyetën ato parti që e kanë hedhur poshtë këtë ide, se si mendojnë ata se si është e mundur ta ndërrojnë këtë pushtet, le të propozojnë një platformë. Për ndryshe, është padyshim, përgjegjësia bie mbi ata që refuzojnë unitetin e opozitës”, është i qartë Jokoviq.

Ai propozon që të gjithë të ulen dhe të bisedojnë.

“Të ndarë nuk kemi shans për të shkatërruar PDS-në, theksoi Jokoviq, për portalin “CDM”.

Të rikujtojmë se Partia Social Demokratike dhe Mali i Zi Demokratik, kohë më parë, refuzuan ftesën e Frontit Demokrat për të biseduar për veprim të përbashkët që “nëpërmjet luftës jo institucionale dhe protestave të ndërrojnë Qeverinë dhe të krijohen kushtet për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike”.

SHARE