Kuvendi i Malit të Zi në seancën e sotme miratoi rendin e ditës për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konfiskimin e fitimeve pasurore nga veprimtaria kriminale. Pas kësaj është bërë pauzë për shkak se Komisioni për Sistemin Politik, Gjyqësor dhe Administratë i ka bërë thirrje Kuvendit që në seancën e sotme të përcaktojë rendin e ditës të propozuar dhe më pas të caktohet pauzë për t’i dhënë hapësirë grupit punues që të shqyrtojë zgjidhjet ligjore të propozuara dhe të krijojnë përmirësime thelbësore në tekstin Propozim të ligjit. Për vazhdimin e seancës deputetët do të njoftohen në ditët në vazhdim. Duke qenë se seanca e jashtëzakonshme për këtë ligj është në zhvillim e sipër, diskutimi duhet të përfundojë brenda datës 28 shkurt në mesnatë.
Më herët sot, Komisioni për Sistemin Politik, Gjyqësor dhe Administratë ka formuar një grup punues për përmirësimin e propozimit për ndryshimin e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar nga veprimtaritë kriminale. Koordinator i Grupit të Punës do të jetë kryetari i atij organi parlamentar, Momo Koprivica, dhe anëtarët e deputetëve të Frontit Demokratik (FD), Predrag Bullatoviq dhe Branka Boshnjak, CIVIS Srgjan Paviqeviq dhe Partisë Popullore Socialiste Millosava Paunoviq. “Në grupin e punës do të jenë edhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, si propozues të autorizuar të aktit të lartpërmendur, si dhe të gjithë subjektet e tjera të interesuara”, thuhet në konkluzionet e seancës së Komisionit.