FRONTI DEMOKRATIK PARALAJMËROI PROTESTË PËR TË DIELË

Fronti Demokratik, paralajmëroi për të dielë protestë para Kuvendit të Malit të Zi, me rastin e arrestimit të kolegut të tyre Nebojsha Medojeviq dhe arrestimin e mundshëm të Milan Knezheviq.

Siç theksoi në protestën e mbrëmshme lideri i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, tubimi i së dielës do të jetë i ngjashëm me atë në Francë, sepse do të veshin jelek të verdhë.

“Do të ishte më mirë që Nebojsha Medojeviq të jetë në liri dhe të mos e mbajnë të burgosur Millan Knezheviq. Ajo çfarë i ndodhi Nebojshës dhe Millanit,  mund tu ndodhë të gjithëve nga ju. Ky është momenti kur duhet të jemi të gjithë së bashku. Të dielën mbrëma me tribunë të madhe dhe pajisje të mëdha, do të kalojmë përmes bulevardit “, deklaroi Mandiq.

SHARE