GJUKANOVIQ – RUTE: MALI I ZI ËSHTË PIKË E NDRITSHME NË RAJON

 

Mali i Zi është vend stabil, i cili nuk ka sfida me fqinjët e tij dhe i cili  sigurisht kaperspektivë evropiane, deklaroi Kryeministri i Holandës Mark Rute,  gjatë takimit me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Gjatë Samitit mbi ndryshimet klimatike në Poloni, Gjukanoviq pati disa takime joformale të mbajtura zakonisht për tubime të tilla, gjatë së cilës, siç u njoftua nga kabineti i tij, ai i njoftoi bashkëbiseduesit me mundësitë aktuale në Malin e Zi, i cili vazhdimisht dhe në mënyrë dinamike përparon drejt anëtarësimit në BE,  pas anëtarësimit në NATO.

Veçanërisht është theksuar perspektiva evropiane e Malit të Zi dhe rajonit, duke vlerësuar se integrimi evropian është rrugë pa alternativë si për Malin e Zi, ashtu edhe për fqinjët e saj, si garantuesi më i mirë i stabilitetit.

Ndërsa, gjatë bisedës me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, siç kumtohet, u diskutua mbi zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar nevojën për bashkëpunim për të tejkaluar sfidat që rëndojnë rajonin.

 

SHARE