Sa minuta është perfekte të ecni gjatë një dite?

Ecja është aktivitet fantastik si për shëndetin fizik ashtu dhe për atë mendor, shumë më tepër nga ç’e mendoni ju.

Vetëm duke ecur të paktën 21 minuta në ditë, mund të reduktojë rrezikun për të vuajtur nga problemet kardiovaskulare me 30%, të paktën kështu thuhet në një raport të Harvard Health, ku renditeshin lista e përfitimeve që vijnë nga ecja.

Në studim, thuhej gjithashtu se ecja “redukton rrezikun e diabetit, kancerit, tensionit të ulët, kolesterolit dhe gjithashtu ju mban mendërisht të kthjellët”.

Pra, edhe nëse nuk keni vullnetin, kohën, energjinë apo dëshirën që duhet për të bërë palestër apo ndonjë aktivitet tjetër fizik, të paktën ECNI- sepse e ecura nuk kërkon ndonjë planifikim të veçantë.

Pavarësisht moshës apo historikut tuaj me shëndetin, e ecura ju sjell vetëm përfitime, por duhet ta bëni në mënyrë konstante. Edhe nëse për një arsye a një tjetër nuk bëni 21 minuta ecje në ditë, ecejaket ju vijnë gjithashtu në ndihmë. Duke ecur ju gjithashtu e shmangni veten nga ulja e zgjatur.

Sigurisht që lëvizjet në shtëpi apo zyrë kanë benefitet e tyre, por nuk krahason me ecjen që shoqërohet me frymëmarrjen dhe ritmin e duhur.

Nëse ju duhet motivim, merrni kufje ose një shoqe/shok me vete.

SHARE