BALIDEMAJ I REAGON MINISTRIT AXHIQ: EDHE GUCIA E PLAVA JANË NË MAL TË ZI

Ministrit të Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq, i është drejtuar Edon Balidemaj, nënkryetari i komunës së Gucisë: “Ministër, e dimë që Mojkovci dhe Bijello Pole kanë pësuar dëme nga vërshimet, por Gucia është përmbytur për të treten herë në tre muaj, ndërsa reagimi i shtetit për të mirën e qytetarit nuk shihet askund. Kemi pësuar shumë dëme në infrastrukturë rrugore, kemi dy shëmbje dheu: në Martinaj dhe në rrugën Guci-Gerçare, e cila pas intervenimit është hapur për kalim,” thuhet në shkresën e nënkryetarit të Komunës se Gucisë, Balidemaj drejtuar ministrit Axhiq. Përveç këtyre, Balidemaj tha se “ka pas rreth dhjetë intervenime në lokacione të ndryshme, duke mundësuar qarkullimin e lirë brenda territorit te komunës” por përkrahja nga institucionet përgjegjëse të nivelit qendror ka munguar fare dhe nuk duket në horizont. Po ashtu, ai i është drejtuar ministrit duke i thënë se është i shqetësuar kur Lidhja auto-moto nuk kishte përfshirë fare në raportin e vet të rregullt ditor bllokimin mbi 24 orë te rrugës Plavë-Guci, qe është nën përgjegjësinë e institucioneve përkatëse shtetërore të Malit t| Zi. “E kemi njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, policinë e shtetit, Qendrën e emergjencave dhe Lidhjen auto-moto dhe nuk ka asnjë reagim”.

SHARE