Krahë pule me limon, një darkë e shijshme për 5 minuta

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 600 g krahë pule, 4 lugë vaj ulliri, lëngu i 2 limonave, lëkurat e grira me rende të 1 limoni, 2 lugë të vogla kripë, 2 lugë të vogla rigon, 2 lugë nisheshte misri/patatesh, 2 lugë Parmigiano të grirë, 1 thelb hudhër e grirë me rende dhe piper i zi.

PËRGATITJA: Në një enë te bollshme përzieni lëngun e limonit, vajin e ullirit, rigonin, kripë, piperin, lëkurat e limonit dhe hudhrën e grirë. Përzijeni dhe zhysni në këtë marinim krahët e pulës. Fërkojini mirë me duar dhe lërini te marinohen rreth dy orë. Pas dy orësh shtoni niseshten dhe Parmigianon. Përzijeni përsëri dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë. Sipër shtoni lëngun e marinimit dhe piqini në 180•C derisa të theken mirë. Shërbejini më një sallatë stine./living.al

SHARE