Ide kreative si të zbukuroni tavanin

Tavani mund të jetë në ngjyrë tjetër, kontraste, në krahasim me muret, mirëpo mund të bëhet me ta një tërësi, qoftë të jenë në ngjyrë të njëjtë apo të veshura me tapeta të njëjta

Shumica preferojnë uljen fizike të tavanit me ndriçim dekorativ, mirëpo mundësitë nuk përfundojnë aty.

Tavani i lartë mund të “lëshohet” vizualisht edhe në mënyrë tjetër, me çka hapësira do të marrë pamje më të ngrohtë.

Varianti më i shtrenjtë por më mbresëlënës është tavani i pikturuar me dorë. Megjithatë dukshëm më të preferuara janë tapetat apo ngjyra, transmeton Telegrafi.

Çfarëdo që të zgjidhni, përshtateni tavanin me llambadarë, muret, mobiliet dhe tepihun, perdet, jastëkët.

A do të zgjidhni ngjyra të zjarrta apo neutrale, apo lara mbresëlënëse, varet nga afinitetet tuaja.

Për efekt dramatik zgjidhni ngjyrat e errëta, vijat duken elegante, pikat e vogla transmetojnë notën retro.

Shumë bukur duket i ashtuquajturi tavan gjeometrik, i cili përbëhet nga forma të ndryshme të ngjyrosura me ngjyra të ndryshme.

Tavani mund të ketë ngjyrë tjetër, kontraste në krahasim me muret, mirëpo me to mund të bëni tërësinë, qoftë të jenë ngjyrë të njëjtë apo të veshura me tapeta të njëjta.

Kini kujdes edhe për hapësirën, prandaj për dhomën e gjumit mos zgjidhni motive agresive.

Në tavanin e dhomës së fëmijëve pikturoni motive interesante apo edhe më mirë motive edukative. Le t’u buzëqeshin vogëlushëve nga tavani heronjtë e stripave dhe filmave vizatimorë apo harta e botës, yjet dhe planetët, kafshët.

/Telegrafi/

SHARE