DUKAJ: DHUNA NUK ËSHTË KURRË ZGJIDHJE, MALI I ZI ËSHTË VENDI I TË GJITHË NEVE

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, tha se dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje, aq më tepër nëse “arsyeja” janë dallimet politike apo të tjera mes nesh. Ai u ka dërguar mbështetje “kolegëve dhe miqve” Sulo Mustafiq dhe Genci Nimanbegut për sulmin e ndodhur gjatë protestës së mbrëmshme para Kuvendit të Malit të Zi. “Mali i Zi është vendi i të gjithëve ne, i pasur dhe i suksesshëm pikërisht për shkak të diversitetit që na pasuron dhe fisnikëron të gjithëve”, ka shkruar Dukaj në një postim në Twitter.

SHARE