Provojeni këtë mënyrë të zgjimit
Nëse e keni problem të zgjoheni çdo mëngjes dhe nuk mund ta imagjinoni fillimin e ditës pa e pirë një kafe, ky truk i thjeshtë është gjëja e duhur për ju – do t’ju ngrejë energjinë në vetëm 90 sekonda.
Kjo metodë do t’u jetë e mirëseardhur të gjithë atyre që bëjnë dush çdo mëngjes dhe nuk mund të zgjohen pa e pirë një kafe.
Edhe pse nuk ka asgjë më të mirë se një dush i ngrohtë, megjithatë në mëngjes kjo ide nuk është më e mira, transmeton Telegrafi.
Domethënë, hedhja e ujit të ngrohtë në trup do t’ju bëjë të përgjumur, sepse kur të dilni nga dushi dhe të ndieni ajrin e ftohtë në trup, rënia drastike e temperaturës shkakton gjendje qetësie shpirtërore.
Në vend të kësaj, për t’u zgjuar nga gjumi sa më shpejt dhe sa më mirë, duhet laheni me ujë të ftohtë 30 sekonda, pastaj me ujë të ngrohtë 30 sekonda dhe, sërish me ujë të ftohtë 30 sekonda.
Mund të mos duket si truku më i këndshëm, por funksionon shumë mirë sepse hap kapilarët dhe rrit qarkullimin, gjë që stimulon mendjen dhe trupin.
Edhe e famshmja Victoria Beckham betohet për suksesin e madh të kësaj procedure të thjeshtë, e cila përveçse rrit energjinë, vepron edhe si një antidepresant duke dërguar një nivel të lartë të impulseve elektrike në tru.
Gjithashtu, kjo metodë ndihmon në uljen e stresit sepse rrit tolerancën, forcon sistemin imunitar duke krijuar më shumë qeliza të bardha të gjakut dhe ndihmon në djegien e yndyrës në mënyrë më efikase. /Telegrafi/