Konsumimi i qumështit dhe zvogëlimi i rrezikut për sëmundjet zemrës

Një studim i ri ka zbuluar se pirja e një gote qumësht çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA dhe problemi më i madh është se nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse zemra është në rrezik.

Prandaj, është e nevojshme të bëni gjithçka që mundeni për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe mënyra më e lehtë për ta arritur këtë është ndryshimi i disa zakoneve të jetesës që mund të vënë në rrezik shëndetin e zemrës, transmeton Best Life.

Hulumtimet e reja mbi këtë temë kanë zbuluar se pirja e një gote qumësht çdo ditë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Një studim i publikuar në International Journal of Obesity tregoi se konsumimi i qumështit në baza ditore mund të jetë shumë i mirë për shëndetin e zemrës.

Studimi përfshiu mbi dy milionë të anketuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, dhe studiuesit zbuluan se ata që pinin të paktën një gotë qumësht në ditë kishin një rrezik 14 për qind më të ulët për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës sesa ata që nuk pinin qumësht.

Konsumimi i rregullt i të paktën një gote qumësht në ditë nuk do të rrisë kolesterolin tuaj dhe sipas klinikës Mayo, kolesteroli i lartë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Edhe pse më parë mendohej se qumështi ka një nivel të konsiderueshëm të kolesterolit të qumështit, ndaj nuk duhet ta pimë shumë shpesh, hulumtimet e reja kanë treguar se njerëzit që pinë rregullisht qumësht kanë nivele të ulëta të kolesterolit të mirë dhe të keq. /KP/

SHARE