Provoni filetot e pulës si asnjëherë më parë, pasi salca kremoze, i jep një shije të paparë!
Përbërësit
- 2 gjokse pule
 - ½ filxhan me miell
 - 3 lugë gjelle vaj ulliri
 - 4 thelpi hudhra
 - 1 qepë e vogël e prerë imët
 - 1 gotë me lëng pule ose uji
 - Lëngu i 1 limoni
 - 1 kuti panna
 - Erëza të freskëta për garniturë
 - Kripë, piper.
 
Udhëzimet
- Gjoksin e pulës e prisni hollë dhe formoni 4 fileto.
 - I marinoni me kripë e piper dhe i lyeni me pak miell nga të dyja anët.
 - Vendosini për t’i skuqur në një tigan me pak vaj ulliri. Sapo të marrin një ngjyrë kafe të artë, i hiqni dhe i lini mënjanë.
 - Në po të njëjtën tigan, shtoni pak vaj, skuqni qepën dhe hudhrat. I përzieni për disa minuta, derisa qepa të zbutet tërësisht.
 - Shtoni lëngun e pulës,në mungesë te tij shtoni uji, lëngun e limonit dhe i përzieni vazhdimisht. E rrisni pak nxehtësinë dhe ndërkohë i përzieni.
 - Në fund i shtoni panën, pak kripë e piper. Sapo pana të pluskojë, shtoni në të filetot e pulës dhe e fikni zjarrin.
 - Shërbejeni të ngrohtë!
 - Ju bëftë mir!
 
                








