Patate të pjekura me erëza

Patate të pjekura me erëza dalin shumë të Mira.

Përbërësit

  • 2-3 patate të mëdha
  • 2 degë rozmarinë
  • ½ lugë çaji me trumzë
  • Pak kripë, piper
  • 3 thelpi hudhra të grimcuara.

Udhëzimet

  1. Patatet i lani mirë, por mos ia hiqni lëkurën.
  2. Me ndihmën e një thike i prisni nga lartë në disa pjesë.
  3. Sipër i shtoni secilës pak vaj, kripë, piper, hudhër, rozmarinë dhe pak trumzë.
  4. I vendosni në një tavë dhe i fusni në furrë të piqen për 15 minuta në 200 gradë.
  5. Ju bëftë mir!
SHARE