Filmi “Sofia” me regji nga Eduart Grishaj pat premierën mbrëmjen e 2 nëntorit në Tiranë.
Mes miqsh, artistësh, krijuesish nga bota e kinemaë, televizionit apo edhe trupi diplomatik regjisori ndau kënaqësinë e kësaj dite por edhe sakrificën dhe kohën e gjatë për realizimin e filmit.
Ngjarjet zhvillohen në dy kohë. Një vajzë e re serbe viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë Luftës së 1941.
Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie “të pamundur” midis dy kombeve të ndara nga lufta. Autori është frymëzuar nga të rinjtë serbë qe studiojnë gjuhën shqipe.
Mes kastit si Rozafa Celaj, Antonio Kodrinaj, Rita Gjeka, Adem Karaga, Alfred Trebicka, Çun Lajçi, Arbana Osmani etj, bie në sy dhe pjesmarrja e aktores së madhe Tinka Kurti.
Filmi do të ketë disa premiera edhe për diasporën shqiptare. Ky është filmi i pari me metrazh të gjatë i regjisorit Eduart Grishaj.