Në faqen e njohur kroate ‘Njuskalo’ u shfaq një reklamë ku shitej një Audi RS7 me 605 kuaj fuqi, një makinë e “Flotës së Real Madridit” e vitit 2017, e cila i përkiste Cristiano Ronaldos.
Kompania nga Osijeku që e shet automjetin thekson në reklamë se Cristiano Ronaldo ka shkuar me të në seancat stërvitore dhe ka udhëtuar 28 mijë kilometra.
Çmimi është 110.000 euro dhe kompania pretendon se kurrë nuk kanë ofruar një makinë kaq të njohur.
“Kemi shumë të interesuar, ende nuk kemi pasur një makinë kaq të njohur në ofertën tonë”, ka thënë për 24sata.hr nga kompania që e ka publikuar reklamën, duke konfirmuar kështu vërtetësinë e reklamës.
Çmimi është i fiks në rast blerjeje me para në dorë dhe ka mundësi blerje me ‘leasing’ ose ndërrim e vjetër për të re me para shtesë – thuhet në njoftim.
Vetura i ishte dhënë Ronaldos si mjet transporti nga sponsori për të shkuar në seancat stërvitore, motori është me benzinë dhe është e regjistruar deri në tetor 2023. /Telegrafi/