Sedani elektrik EQE i Mercedes-Benz do të fillojë prej 76 mijë dollarë

Mercedez-Benz ka njoftuar çmimin e sedantit të tij luksoz tërësisht elektrik, EQE, dhe çuditërisht fillon nga 76 mijë dollarë. Por ndryshe nga vëllai i tij i elektrizuar EQS, ai nuk është i listuar me një çmim më të ulët se ekuivalenti i tij me energji gazi.

Sedani EQE është një sedan pak më i vogël i ndërtuar në të njëjtën platformë teknike si EQS, transmeton Telegrafi.

Automjeti u prezantua për herë të parë në fund të vitit 2021 dhe më në fund pritet të dalë në shitje në SHBA në vetëm disa javë.

Modeli lansues me rrota të pasme i EQE-s do të ketë të njëjtën paketë baterie 90kWh që fuqizon modelin bazë të EQS, për të cilin kompania thotë se do të jetë i mirë për një distancë mbresëlënëse deri në 490 kilometra – që është më pak se vlerësimi origjinal prej 659 kilometrave që kishte thënë prodhuesi i automjeteve kur njoftoi për herë të parë EV-n.

Ky EQE do të ulë ndjeshëm më pak fuqi – 288 kuaj fuqi kundrejt 516 kuaj fuqi të EQS me të gjitha rrotat.

EQE do të ofrohet në tre nivele të veshjeve – Premium, Ekskluzive dhe Pinnacle – me tre variante për veshje në varësi të madhësisë së baterisë dhe teknologjisë. /Telegrafi/

SHARE