SHKARKOHEN KRIVOKAPIQ DHE KONJEVIQ, PA SHUMICË PËR GJYQTARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Parlamenti i Malit të Zi shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Rashko Konjeviq dhe ministrin e Jashtëm Ranko Krivokapiq me votat e 41 deputetëve. Për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk ishte shumica e nevojshme prej 54 deputetësh. Në votim nuk morën pjesë deputetët e PDS, SD, SDP dhe Partisë Liberale. Më herët, me propozim të kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq, rendi i ditës është plotësuar me pikën o me iniciativën e kryeministrit në mandatin teknik të Dritan Abazoviqit për shkarkimin e Konjeviqit dhe Krivokapiqit. Për plotësimin e rendit të ditës votuan 41 deputetë. 

SHARE