FRONTI DEMOKRATIK DHE PARTIA SOCIAL DEMOKRATIKE TË GATSHME TË MARRIN PJESË NË REFORMËN E LEGJISLACIONIT ZGJEDHOR

Fronti Demokratik dhe Partia Social Demokratike,  janë të gatshme të marrin pjesë në grupin punues parlamentar e cila do të merrej me reformën e legjislacionit zgjedhor.”Fronti Demokratik, pret propozime konkrete për formimin e grupit punues parlamentar për optimizmin e legjislacionit zgjedhor dhe kushtet e përgjithshme mjedisore për zhvillimin e zgjedhjeve”, deklaroi shefi i klubit të deputetëve të Frontit Demokratik, Millutin Gjukanoviq.

Ndërkaq, lidhur me këtë Klubi i deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve, këtë iniciativë e dorëzoi të martën në Kolegjiumin e Parlamentit të Malit të Zi.

Gjukanoviq tha se, në lidhje me të gjitha iniciativat që vijnë nga PDS, Demokratët apo Lëvizja Qytetare URA, të cilat referohen në përmirësimin e kushteve zgjedhore, kjo aleancë politike është “gjithmonë e gatshme për këtë”. Partia Social Demokratike gjithashtu është e gatshme të marrë pjesë në grupin parlamentar të punës për të trajtuar reformën e legjislacionit zgjedhor, deklaroi funksionarja e kësaj partie Draginja Vuksanoviq.

Duke komentuar mbi nismën e Partisë Demokratike të Socialistëve, për të formuar një grup punues për të optimizuar legjislacionin zgjedhor, Vuksanoviq tha se PSD konsideron se është shumë e rëndësishme që të fillohen diskutimet sa më parë që të jetë e mundur për të gjetur një rrugëdalje nga kriza e thellë politike, por edhe ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet Mali i Zi.

“Për këtë arsye ne mendojmë se është mirë që PDS i është përgjigjur ofertës së Malit të Zi Demokratik për të kërkuar së bashku një zgjidhje për krizën politike dhe se ata janë më në fund të gatshëm të ulen në një tryezë të përbashkët”, tha Vuksanoviq për agjencinë e lajmeve “Mina”.

SHARE