LIDERËT E BALLKANIT PERËNDIMOR TAKOHEN NESËR NË SAMITIN E LONDRËS

Në këtë samit do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe komisionari për politikën evropiane të fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn.

Samiti në Londër është pjesë e procesit të Berlinit dedikuar Ballkanit Perëndimor iniciuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel në vitin 2014, i cili ishte pasuar përgjatë viteve me samite tjera gjatë të cilave ishin nënshkruar marrëveshje të shumta në fusha të caktuara. Mekanizmat ndërkombëtarë e kanë parë bashkëpunimin rajonal si një domosdoshmëri, për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Procesi i Berlinit, synon përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të rajonit të Ballkanit, nxitjen e bashkëpunimit mes tyre si dhe mbështetjen për zhvillimin ekonomik.

Projektet kryesore rajonale në fushën e infrastrukturës, të cilat janë pjesë e Procesit të Berlinit që përkrahen nga Bashkimi Evropian, janë autostrada Durrës – Prishtinë – Nish, pastaj linjat hekurudhore në Ballkan e deri te mbështetja e projekteve të përbashkëta të energjisë.

SHARE