QKK shpërndan një video me fragmente nga rolet e Bekim Fehmiut me rastin e ditëlindjes së tij

Aktori shqiptar, Bekim Fehmiu, është një ndër figurat kryesore të filmit e teatrit, ndër aktorët më të suksesshëm ndërkombëtar në ish-Jugosllavi dhe njëherit aktori i parë i Evropës Lindore që luajti në filmat e Hollywoodit gjatë luftës së ftohtë.

Gjatë karrierës së tij ndërmjet viteve 1953 dhe 1998, Bekim Fehmiu ka luajtur në mbi 40 filma vendorë e ndërkombëtarë.

Ai ishte njëri nga aktorët e parë shqiptarë të teatrit dhe filmit që luajti në teatro dhe filma në mbarë Jugosllavinë së bashku me Abdurrahman Shalën, Faruk Begollin dhe Enver Petrovcin.Lexo po ashtu:Për Bekim Fehmiun, Marlon Brandon shqiptar

Trashëgimia e tij artistike ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme që kanë formësuar historinë e kinemasë së rajonit, duke u bërë inspirim dhe model për gjeneratat e reja të aktorëve.

Lidhur me këtë tekst, Qendra Kinematografike e Kosovës ka publikuar një video me fragmente nga role të filmave ku luan aktori, e punuar enkas për ditëlindjen e 86-të të tij. /QKK/

SHARE