MILLATOVIQ NË BUDAPEST ME LIDERËT EVROPIANË: LIRIA DHE DEMOKRACIA JANË THEMELET E SË ARDHMES EVROPIANE

Foto: predsjednik.me

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, mori pjesë në Budapest në seancën solemne të Parlamentit të Hungarisë, të organizuar me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit hungarez.

Në këtë ngjarje morën pjesë zyrtarë të lartë evropianë dhe përfaqësues të shumë shteteve, ndërsa të pranishmëve iu drejtuan presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Millatoviq theksoi se Revolucioni i vitit 1956 kujton se liria nuk është e garantuar përgjithmonë dhe se çdo brez ka përgjegjësinë ta mbrojë atë.

Ai nënvizoi se e ardhmja evropiane e Malit të Zi ndërtohet përmes institucioneve të forta, sundimit të ligjit dhe demokracisë, duke shprehur bindjen se vendi do të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian dhe shembull i përparimit demokratik, stabilitetit dhe bashkëpunimit.

SHARE