GJERMANIA MBËSHTET ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË KËSHILL TË EVROPËS

Qeveria e Gjermanisë konfirmoi se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Deputeti gjerman, Knut Abraham, tha se ka pyetur ekzekutivin e tij nëse do ta mbështeste aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm dhe se përgjigjja ka qenë pozitive. Abraham publikoi një letër, ku, mes tjerash, thuhet se Qeveria Federale e Gjermanisë “mbështet anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”. “Është e rëndësishme të qëndrojmë në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës”, thuhet në letrën që ka shpërndarë deputeti Abraham.Letra është e nënshkruar nga Andreas Michaelis, i cili shërben si sekretar i shtetit i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

SHARE