GJEKA DHE DUKAJ UROJNË BESIMTARËT MYSLIMANË FITËR BAJRAMIN

Ministri i të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Fatmir Gjeka, me rastin e festës së Fitër Bajramit, i ka dërguar urim Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Haxhi Rifat ef. Fejziq, dhe të gjithë besimtarëve. “Dëshiroj që Zoti ta pranoi agjërimin dhe lutjet tuaja. Dhe shpresoj që këtë festë të madhe ta pritni në gëzim shpirtëror, paqe e shëndet, duke e festuar Bajramin me të dashurit, miqtë, fqinjët dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, thuhet ndër të tjera në urimin e Gjekës.

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka uruar besimtarët e besimit islam për festën e Bajramit dhe ka shprehur shpresën që këto ditë do t’i kalojnë me gëzim, hare dhe mirëqenie familjare. „Të gjithë besimtarëve uroj nga zemra festën e Fiter Bajramit, me shpresë që këto ditë do t’i kalojnë me gëzim, hare dhe mirëqenie familjare. Festat janë rasti i mirë për të vërtetuar vendosmerinë tonë për ndërtimin e një shoqërie në të cilën do të respektohen vlerat universale dhe etike, ku të gjithë së bashku do të punojmë për një të ardhme të përbashkët sa më të mirë,“ thuhet në urimin e Dukaj.

SHARE