Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Vllastimir Golluboviq dhe drejtori i Administratës Tatimore, Miomir M. Mugosha, nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.
“Dhoma e Tregtisë nuk ka dilemë që është e nevojshme të luftohet kundër konkurrencës së pandershme dhe ekonomisë gri. Organet shtetërore gjithmonë do të kenë partnerë në Dhomën e tregtisë për këtë punë”, deklaroi Golluboviq.
Ndërsa Miomir M.Mugosha, theksoi se bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy institucioneve është në interes të ndërsjellë dhe interesin e ekonomisë, gjegjësisht të të gjithë atyre që paguajnë rregullisht detyrimet tatimore.
“Ne jemi në të njëjtën detyrë, që përmes luftës kundër konkurrencës së pandershme dhe ekonomisë gri, të mbështesim ata që rregullisht i paguajnë detyrimet e tyre. Dhoma e Tregtisë dhe Administrata Tatimore kanë shumë tema të përbashkëta, të tilla si ndryshimi i rregulloreve që synojnë lehtësimin e biznesit dhe tashmë ekziston një ide e përbashkët për të dy institucionet për të parë mundësinë e zvogëlimit të barrës së ngarkesave kur janë në pyetje kontributet të cilat punëdhënësit paguajnë për punonjësit”, deklaroi Mugosha.
Ai vuri në dukje se misioni i përbashkët i të dy institucioneve është përmirësimi i mjedisit të biznesit. Mugosha njoftoi se debitorët e taksave të cilët nuk kanë hyrë në riprogramimin e borxheve