MBRETËRIA E BASHKUAR DO TË MBËSHTESË PROCESET DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI

Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë proceset demokratike dhe është e përkushtuar për të nxitur bashkëpunimin me Qeverinë e Malit të Zi, në të gjithë sektorët, tha i dërguari i posaçëm i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në një takim me kryeministrin Zdravko Krivokapiq. “Peach vlerësoi bashkëpunimin e qeverisë me Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha fushat, me theks të veçantë në bashkëpunimin e mbrojtjes dhe sigurisë,” tha qeveria në një deklaratë. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e trajtimit të rreziqeve të sigurisë që prekin Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe pjesën tjetër të botës, duke theksuar ndikimet me të cilat përballet Ballkani Perëndimor. “Gjatë takimeve u theksua edhe rëndësia e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, veçanërisht në kuadër të kontributit për paqen ndërkombëtare dhe forcimin e institucioneve të sektorit të sigurisë”, thuhet në deklaratë.

SHARE